Kompania e zhytur në borgje nga Izraeli, fiton projekt milionësh në Kosovë

Kompania Izraelite “Enlight Renewable Energy” ka njoftuar gjatë ditës së mërkurë se ka blerë të drejtat e projektit prej 105 megawatësh për prodhimin e energjisë së erës në Kosovë, duke nisur kështu projektin e tretë në Ballkan.

Lajme

14/03/2018 10:39

Turbina 27-she është në fazë të avancuar të zhvillimit, ndërkaq që pritet që në 12 vitet e para të sjellë të ardhura prej 25 milionë eurosh, e më pas nga 15 milionë në secilin vit, bën të ditur kompania, transmeton lajmi.net.

Kjo kompani nga Izraeli ka bërë të ditur që investimet në këtë projekt do të arrijnë nga 140 milionë deri 180 milionë euro, dhe se po shikohet mundësia që të mbulohet deri në 80 % të financimit të shumës së përgjithshme.

Pas marrjes së të drejtave dhe aprovimeve, kompania pritet të fillojë ndërtimet vitin e ardhshëm, ndërkaq që prodhimi pritet të lëshohet në funksion në vitin 2020.

Kjo kompani, siç bëhet e ditur nga “Reuters” është e zhytur në borgje dhe është duke kërkuar blerës të ri për të dalë nga kjo situatë./Lajmi.net/