Kompania e transportit me trena kërkon falje për një arsye interesante

Një kompani e hekurudhës në Japoni ka kërkuar falje pasi që njeri nga trenat e saj ishte nisur 20 sekonda më herët.

Auto & Tek

16/11/2017 16:16

Menaxhmenti i linjës Tsukuba Express që niset nga Tokyo për në Tsukuba dhe anasjelltas kanë thënë që “kërkojnë falje sinqerisht për problemet e shkaktuara” .

Përmes një deklarate është bërë e ditur që orari i nisjes së këtij treni ishte në 09:44:40 ne kohe lokale, mirëpo është nisur në 09:44:20.

Shumë nga përdoruesit e rrjeteve social si dhe mediat kanë reaguar në mënyrë të çuditshme për këtë kërkim falje.