Kompani turke do ta realizojnë aerofotografimin e Kosovës

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) rreth tre muaj më parë ka nënshkruar një kontratë me kompanitë turke “Küre Mühendislik Harita Imar Inşaat Gida San. VeTic.Ltd.Şti.; MESCIOGLU MUHENDISLIK VE MUSAVIRLIK A.S” për aerofotografimin e territorit të Kosovës.

Lajme

13/09/2018 23:32

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kësaj kontrate, ky shërbim AKK-së do t’i kushtojë 297 mijë e 65 euro e 70 centë.

Në muajin shkurt të këtij viti, Agjencia Kadastrale e Kosovës publikoi thirrjen për kontratë për aerofotografimin e territorit të Kosovës, përmes të cilit njoftoi kompanitë që të ofertojnë për këtë shërbim.

Për këtë shërbim, kjo Agjenci kishte paraparë të shpenzonte deri në 300 mijë euro me procedurë të hapur të prokurimit ku si kriter kishte çmimin më të ulët.

Pas publikimit të njoftimit për kontratë, në muajin mars, Agjencia Kundër Korrupsionit i drejtohet me opinion  Agjencisë Kadastrale lidhur me kërkesat në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderi të cilat Agjencia Kundër Korrupsion i konsideron se nuk ishin në përputhje me Ligjin.

Përmes formularëve standardë për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuar, Agjencia Kadastrale korrigjoi gabimet, shkruan kallxo.com

Grupi i operatorëve ekonomikë “Küre Mühendislik Harita Imar Inşaat Gida San. Ve Tic.Ltd.Şti.; MESCIOGLU MUHENDISLIK VE MUSAVIRLIK A.S” shpallet fitues i tenderit me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 297,065.70 euro e cila është nënshkruar më vonë.