Kompani e re për menaxhimin e Qendrës Multifunksionale – Lajmi.net
Kompani e re për menaxhimin e Qendrës Multifunksionale
Autori: Lajmi.net Ekonomi 9:09, 24 February 2017
Katër objekte që janë në përfundim e sipër ose që kanë përfunduar në Mitrovicë, të cilat financohen nga BE-ja, nuk do të përfundojnë deri në prill ndërkohë që projektet janë të gatshme për testim dhe pranim përmes komisioneve të përbashkëta të Komunës së Mitrovicës, të BE-së dhe të punëkryesve. Asnjë i interesuar për Qendrën Tregtare.

Katër objekte që janë duke u ndërtuar në Mitrovicë, të cilat financohet me mjetet e BE-së, nuk do të përfundojnë deri në prill të këtij viti. Kështu kanë deklaruar anëtarët e Komitetit drejtues të projekteve që BE-ja i financon në komunën e Mitrovicës, gjatë një takimi që kanë pasur me të parin e Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ata e kanë treguar gjendjen aktuale  për secilin objekt, respektivisht për punët që janë duke u kryer e siç thanë ata janë punët përfundimtare. Sipas tyre, katër objekte që janë në përfundim e sipër në Mitrovicë, të cilat financohen nga BE-ja, nuk do të përfundojnë deri në prill por që projektet janë të gatshme për testim dhe pranim përmes komisioneve të përbashkëta, të Komunës së Mitrovicës, të BE-së dhe të punëkryesve.

Një problem për të cilin diskutuan kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe anëtarët e Komitetit drejtues të projekteve të BE-së është formimi i kompanisë purlbike, e cila do të menaxhojë me objektin multifunksional, pasi që Ministria përkatëse ende nuk i ka kthyer përgjigje Komunës lidhur me kërkesën për formimin e kompanisë së re. Për pasojë, siç thanë anëtarët e  Komitetit dhe vetë krytari Bahtiri, nuk ka mundur të bëhet as pranimi i stafit që do të punonte në objekt. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se shperson se ky problem do të zgjidhet sa më shpejt./Zëri

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3