Komiteti Olimpik reagon pas kritikës së Driton Kukës (FOTO)

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reguar pas kritikës së Driton Kukës, ku nuk iu kishte uruar fare xhudisteve Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, medaljet e fituara në Grand Slamin e Parisit.

Sport

13/02/2017 16:00

KOK përmes një njoftimi për shtyp, ka përgëzuar xhudistët për suksesin e arritur.

“Nga Erzurum i Turqise ku po zhvillohet EYOF2017, pershendesim fitoren madheshtore te Ekipit Kombetar te Xhudos!  Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka, se bashku me Distria Krasniqin por edhe Nora dhe Akil Gjakoven triumfuan ne ‘Grand Slam’-in e Parisit! Mbi 20000 shikues u ngriten ne kembe per te pershendetur fitoren, e cila njeheresh simbolizon rrugetimin e Ekipit drejt “Tokio2020” gjate intonimit te Himnit dhe valvitjes se Flamurit! 

Majlinda Kelmendi po na udheheq ne motivin tone drejt shkelqyeshmerise! Te dalesh kampione nuk eshte fare e lehte, te ruash titullin si me e mira e Botes, kjo eshte krenaria me e madhe qe i ben nder kombit dhe i ben emer Kosoves. Drejt Tokyo2020, rrugetimi yne sapo u bekua nga fitorja juaj Majlinda, Distria dhe Driton. Jeni yje qe ndriconi rrugen drejt ekselences per te gjithe. Komiteti Olimpik i Kosoves ju pershendet”, thuhet në njoftimin për shtyp, ku ka shumë gabime.

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.