Komiteti i Lirive Civile në PE, s’e ka në agjendë Kosovën

Në takimet e javës së ardhshme, Komiteti Parlamentar i Lirive Civile në Parlamentin Evropian, nuk ka paraparë shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave me Kosovën.

Lajme

22/05/2016 23:43

Ky komitet ka bërë publike agjendën për takimet e 23 dhe 24 majit, por në të nuk përfshihet Kosova, dhe ende nuk dihet nëse do të përfshihet edhe në takimin e 30 majit.

Kur Kosova të jetë në rend ditë, pritet të emërohet një raportues, që do t’i jepet kohë për të hartuar një raportim dhe ma pas t’i prezantojë komitetit draft-raportin.

Sipas zyrtarëve të Parlamentit Evropian, pastaj caktohet një afat kohor për ndryshime, përpara se të mund të votohet në komision.

Në Parlamentin Evropian vendimi merret me shumicë të thjeshtë të votave, e që raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, beson se Kosova do t’i ketë. /GazetaTribuna