Komisioni për AKI-në s’kërkon shkarkimin e Maxhunit, presin informacione nga Policia

Nënkryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu pas mbledhjes tha se nuk kanë marrë asnjë informacion në mënyrë zyrtare nga institucionet përgjegjëse lidhur me rastin e djalit të shefit të AKI-së.

Lajme

23/10/2018 12:17

Komisioni në mënyrë unanime ka marrë vendim që fillimisht të marrë informacione e më pas të vendos për hapat e mëtutjeshëm, ndonëse tha se nga VV-ja është kërkuar shkarkimi i kreut të AKI-së.

Ajo ka bërë të ditur se menjëherë do t’i drejtohet Policisë së Kosovës për informacione më të detajuar, raporton eo.

“E kemi trajtuar edhe këtë çështje si pikë të veçantë e kemi shqyrtuar me ato informacione. Nuk kemi informacione ne vija zyrtare për rastin e djalit të Maxhunit. Si komision vendimet i marrim me konsensus, kishte zëra të ndryshëm nga VV ishte kërkesa edhe për shkarkim”, tha ajo.

Sipas saj, Komisioni vlerësoi se fillimisht duhet të informohet në mënyrë zyrtare sa ka qenë ai i involuara në rast.

“Fillimisht u morëm vesh që të kërkojmë nga Polica që të na njoftojë lidhur me këtë çështje”, tha Musliu.

“Duhet të respektojmë, do të kërkojmë raport prej policisë, pse është ndryshuar raportit, por nuk mund të vijmë në përfundim. Ne do të kërkojmë nga institucionet që të marrim masa. Mas mbledhjes do t’i drejtojmë shkresë policisë, kur do të marrim përgjigje nuk e di”.

“Nuk kem të drejtë në vendimmarrje, se kemi të bëjmë me djalin e drejtorin, por jo me drejtorin, ai është i rritur. I ftoj organet e drejtësisë të kenë zero tolerancë për familjarët e krerëve institucional. Secili të përgjigjet për veprimet e tij në lidhje me dyshimet”.