Komisioni parlamentar i hap rrugë Speciales

Komisioni për Legjislacion me gjashtë vota për dhe dy kundër i ka dërguar Kuvendit të Kosovës amendamentin që hap procedurën zyrtare për themelimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

13/05/2015 13:11

Ky vendim erdhi pas debateve të ashpra mes kryetares së Komisionit, Albulena Haxhiu e deputetit Fatmir Limaj në njërën dhe deputetëve të LDK-së, Armend Zemaj e Doruntina Malokut në anën tjetër, transmeton Klan Kosova.

Katërshja gjatë gjithë kohës u grindë me njëri-tjetrin për dilemën se çka do të gjykojë Specialja dhe a do ta njollosë kjo gjykatë UÇK-në.

Zemaj ka thënë se gjithsesi duhet të zbardhen vrasjet e figurave kyçe të UÇK-së, si Ahmet Krasniqi e të tjerët.

Ndërkaq, Fatmir Limaj nga Nisma ka thënë se do ishte mirë që të kapen individët që dyshohet se kanë kryer krime në emër të UÇK-së e jo për këtë punë të themelohet një gjykatë.