“Komisioni ka bërë punë të mirë, Kosova nuk humbet territor”

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se i beson fakteve të paraqitura nga Komisioni për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

22/02/2017 18:06

“Komisioni ka bërë një punë të mirë dhe me matjet e tyre kanë ardhur në përfundim se Kosova nuk humbë territor”.

Ai në një intervistë në Info Magazine ku është përball Anton Berishës nga AAK, është shprehur se ai i pranon gjetjet e këtij komisioni.

“I besoj këtij komisioni. Nëse s’do t’i besoja, s’do të kisha folur në përkrahje të tij”.