Komisioni i Garave njofton se kur përfundon edicioni vjeshtor në Superligë

Stinori vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë me ndeshjet e javës së 18-të.

Sport

29/11/2017 12:08

Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se stinori vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë me ndeshjet e javës së 18-të, që zhvillohen në këtë fundjavë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës e përcjellë GazetaOlle.com.

Ndërkohë, më 6 dhjetor, do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, me çka do të mbyllen garat për këtë vit kalendarik.