Komisioni Evropian uron Kosovën: U shpagua puna e madhe për liberalizimin e vizave

Komisioni Evropian e ka uruar Kosovën për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Lajme

18/07/2018 17:16

Faqja e zyrtare e Komisionit Evropian në Twitter duke uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv, ka shkruar se kësaj të fundit i janë shpaguar përpjekjet dhe puna e madhe për përmbushjen e kritereve  për liberalizmin e vizave, transmeton lajmi.net.

“Përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizmin janë shpaguar. Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ne tani e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që pas propozimit tonë, kjo punë të ecë përpara”, shkruan faqja zyrtare e Komisionit Evropian.

Kujtojmë se Kosova këtë vit përmbushi kriterin kryesor për liberalizimin e vizave, e që ishte ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi./Lajmi.net/