Komisioni Evropian sjell dy avionë nga Greqia për të përballuar zjarret

Komisioni Evropian ka vendosur sot që të kontribuojë për shuarjen e flakëve që kanë pushtuar territorin e Shqipëri.

Bota

10/08/2017 19:14

Kështu, sipas vendimit të KE, Greqia do të dërgojë dy avionë shtesë në vendin tonë për të ndihmuar në luftën me zjarret.

Avionët nga Greqia do të kontribuojnë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane.

Komisioneri qipriot për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stilianidis, përshëndeti këtë vendim të Komisionit Europian për ndihmën që i ofrohet Shqipërisë.

Shqipëria dorëzoi kërkesën e parë në KE më 2 gusht për ndihmë në luftën kundër zjarreve.

Pas kësaj kërkese, Greqia fillimisht dërgoi dy avionë në datat 3-6 gusht për shuarjen e flakëve të zjarrit në zonat jugore të prekura.

Tashmë vendimi i sotëm i KE do të mundësojë edhe dy avionë të tjerë shtesë nga Greqia për të ndihmuar në përballimin e situatave të tilla. /albeu.com/