Komisioni Evropian kritikon Turqinë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Turqisë që menjëherë të fillojë të bëj adresimin e dështimeve në përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend.

Bota

10/11/2015 15:47

Një raport i vonuar vjetor i KE-së mbi perspektivën evropiane në rrugën drejt anëtarësimit në BE, thuhet se në dy vitet e fundit në Turqi ka pasur shumë pengesa në lirinë e të shprehurit, transmeton KosovaPress.

Po ashtu raporti thekson se pavarësia e sistemit të drejtësisë është minuar vazhdimisht dhe se disa ligje të reja të aprovuara janë në kundërshtim me standardet e BE-së.

Raporti vjen pikërisht në kohën kur BE-ja ka nevojë për ndihmën e Turqisë për të përballuar dhe kontrolluar fluksin e madh të refugjatëve drejt Evropës, raporton “BBC.”

Shkak i vonimit të këtij raporti, thuhet të jenë negociatat sensitive në lidhje me krizën me refugjatë me zyrtarë të lartë turq, përfshirë edhe Presidentin. /Kp