Komisioni Evropian: Facebook duhet të bashkëpunojë me hetuesit evropianë

Komisioni Evropian i kërkoi sot rrjetit social “Facebook” të bashkëpunonte plotësisht me hetuesit evropianë për skandalin “Cambridge Analytica”, në emër të kompanisë që ka shfrytëzuar pa qëllim të dhënat personale të dhjetëra milionë përdoruesve të rrjetit social.

Bota

12/04/2018 22:55

“Ajo që më shqetëson në mënyrë të veçantë, është informacioni i qytetarëve europianë të prekur nga skandali”, theksoi komisionerja për Drejtësinë, Vera Jourova, në një bisedë telefonike kontruktive dhe të hapur me numrin dy të rrjetit social amerikan, Sheryl Sandberg.

“Më është thënë se “Facebook” ka filluar të informojë njerëzit këtë javë”, shtoi Jurova, shërbimet e të cilës kishin theksuar javën e kaluar se të dhënat e 2,7 milionë europianëve mund t’i jenë transmetuar “Cambridge Analytica” dhe përdorur për qëllime politike, përcjell Atsh.

“I kam kërkuar “Facebook” të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit europianë, gjithashtu në nivelin më të lartë të kompanisë”, theksoi komisionerja duke shtuar se ishte këshilluar me kreun e kompanisë amerikane, Mark Zuckerberg për të pranuar ftesën për t’u paraqitur para Parlamentit Europian.