Komisionerja për Ekonomi e BE-së, vizitë dy ditore në Kosovë

Mariya Gabriel, Komisionere e BE për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale, do të vizitojë sot e nesër Kosovën.

Lajme

11/10/2018 07:51

Kjo është vizita e parë në Kosovë e Komisioneres Gabriel e fokusuar në Agjendën Dixhitale në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë për ekonominë e Kosovës.

Komisionerja do të takohet me anëtarët e qeverisë së Kosovës: Enver Hoxhaj zëvendëskryeministër, Besim Beqaj ministër për Inovacion dhe Valdrin Lluka ministër i Zhvillimit Ekonomik. Pastaj ajo do të marrë pjesë në hapjen e Konferencës DIGITALKS.