Komike: Ja kë e fajëson Spalletti për humbjen ndaj Sassuolos

"Ishte më e lehtë të humbisje topa me këtë fushë të sotme, që nuk më pëlqeu aspak".

Sport

20/08/2018 08:57

Luciano Spalletti ka “fajësuar” fushën e stadiumit të Sassuolos pas humbjes së mbrëmshme.

Sipas tij, tapeti i blertë ishte një nga fajtorët e disfatës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është folur në fund të ndeshjes me të gjithë, ashtu si bëhet, ndaj gjithçka në rregull. Do të përqendrohesha te ndeshja dhe jo dialogu që pata me ekipin”, deklaroi Spalletti.

“Sasuolo luajti mirë, ishte i aftë që goditi në kundërsulm, por ishte më e lehtë të humbisje topa me këtë fushë të sotme, që nuk më pëlqeu aspak”.

“Fusha ndikon dhe ata e njohin mire. Shënuan penallti dhe fituan falë saj, nuk mund të them më shumë. Djemtë më pëlqyen, bënë lojën e tyre. Disa elementë duhet të përmirësohen”, u shpreh ai. /Lajmi.net/