KOMF ndan çmimet vjetore për gazetarët në fushën e të drejtave të fëmijëve

U mbajt ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e të drejtave të fëmijëve të organizuar nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Lajme

19/12/2017 13:04

Çmimin vjetor për mbrojtjen e fëmijëve e ka marrë Agan Hajdarhoxha nga Klan Kosova, çmimin e dytë e morri Dafina Halili nga Kosova 2.0.

Çmimi i tretë i takojë Edona Kutleshi nga Koha Ditore, çmimi i katërt u nda për Vullnet Krasniqi nga Insajderi.

Ndërsa për emisionin “Familja ime” nga Saranda Bujupi-Rama që transmetohet në Klan Kosova, si një ndër emisionet e vetëm të këtij formati.

Të gjitha këto tema kishin të bënin me fëmijët dhe të drejtat e tyre duke filluar nga autizmi deri tek kushtet elementare për shkollim dhe një mirëqenie më të mirë.

Në këtë ceremoni morri pjesë shefja e BE-së Natalia Apostolova, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit dhe OJQ të ndryshme,  raporton Ekonomia Online.

Apostolov, në këtë ceremoni u shpreh se është BE do të vazhdojë të punojë për të drejtat e fëmijëve,

“… qëllimi jonë është për të promovuar të drejtat e tyre”, tha ajo.

Sipas saj, fëmijët shpeshherë janë pjesë e dhunës dhe se Qeveria e ka detyrim që të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Apoastolova tha se Kosova ka ligjet e mira por duhet të zbatohen.

“Fëmijët janë udhëheqësit e së nesërmes prandaj duhet të punojmë sa më shumë në të drejtat e tyre”, tha shefja e BE-së.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, falënderoi organizatat që kanë punuar për të drejtat e fëmijëve.