Komentuesi serb shokon Serbinë me mendimin për Majlindën

Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e arë në finale të xhudos për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Sport

08/08/2016 13:23

Kjo ishte medalja e parë olimpike për Kosovën dhe kjo nuk mbeti pa u komentuar edhe nga mediat serbe të cilat provonin të minimizonin këtë të arritur të madhe. Se jo të gjithë mendojmë gjithmonë njëjtë e tregon edhe serbi, Aleks Coric, i cili publikisht ka dal në përkrahje të Majlindës.

“Unë si serb, mendoj se njerëzit janë sjellë keq me të, por unë do them, urime! Për të qenë real më duhet ta pranoj se nuk kam parë të gjitha takimet, por kjo është diçka e madhe për popullin në Kosovë dhe jam i lumtur që ata përjetuan fitore kaq shpejt. Po ashtu shpresoj që ata të kenë një të ardhme të ndritur, jo vetën në sport, por në të gjitha sferat. Shpresa jonë e vetme është një e ardhme më e mirë. Ju lutem injorojeni mesazhet e të tjerëve, jo të gjithë serbët mendojnë njëjtë kur bëhet fjalë për Kosovën. Paçi fat në lojërat tjera”, ka shkruar Coric në postimin e Rio 2016 në Facebook transmeton Telegrafi.com.

Komenti i tij ka marrë shumë pëlqime dhe nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga komentuesit shqiptarë.

Në njëfarë mënyre Coric ka dal kundër jo vetëm mendimit të bashkëkombësve të tij, por edhe të qeverisë.

E gjitha kjo pasi para disa ditësh ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovicic, ka deklaruar se garuesit serb do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës.

capture-20160808-101016