Komentohet çmimi i lartë i banesave në Kosovë

Çmimet e banesave në Prishtinë janë në rritje e sipër, duke bërë kështu që çmimi më i lirë i një metër katror të jetë 600 euro për ta arritur deri te më i shtrenjti që kap shifrën hiç më pak se 2 mijë e 500 euro për metër katror.

Lajme

27/12/2017 17:01

Këto çmime aktuale të banesave nuk po reflekton me çmimin real të tregut.
E sipas hultumuesit të Institutit “RIINVEST”, Visar Vokrri çmimet aktuale të banesvaë janë të fryera.

Vokrri po thotë se kjo rritje e çmimeve po mund të ndodhë meqë ka kërkesa të vazhdueshme që vijnë nga diaspora.

“Mendoj që çmimi aktual nuk reflekton çminin real të tregut. Pra, çmimet janë pak të fryera. Ndoshta kryesisht nga këkresat e vazhdueshme të diasporës, sepse mendoj që një pjesë e madhe e ndërtimit ende nuk kanë siguruar blerësit e tyre”, shprehet Vokrri.

Megjithatë, derisa ndërtimi i obejkteve të reja banesore rritet, paralel me to nuk po rritet edhe kërkesa për blerje.

Në një intervistë për Ndërtimi.info, Vokrri ka thënë se një pjesë e madhe e ndërtimit ende nuk kanë siguruar blerësit e tyre.

“Kemi ndërtesa në Prishtinë që janë ndërtuar, mirëpo kërkesa për to nuk ka të mjaftueshme. Pra, ndërtimet janë realizuar dhe çmimet mbesin në të njëjtin nivel, pavarësiht mungesës së kërkesës”, tha Vokrri.