Komenti që i zbuloi Noizyt duetin e radhës

Reperi Noizy është njëri nga artistët më të suksesshëm shqiptar.

ShowBiz

13/01/2018 14:02

Ai njëherësh është edhe lider i labelit “OTR”, ndërsa projekti i tij i fundit është “Bora”, këngë kjo e publikuar tri javë më parë, shkruan lajmi.net.

Ka kohë që Noizy e ka paralajmëruar këngën “Gjuha e Kampionit”, për të cilën thotë se për shkak të një basti që e ka humbur me Blerim Destanin, ky i fundit e ka në dorë datën e publikimit.

Por, një koment që i bëri reperi me prejardhje shqiptare, Azet, zbulon se dyshja shumë shpejt do të vijnë në bashkëpunim.

“Qa thu ti? A ta njerrim kengen e rradhes qe e kemi bashk bro”, është komenti i Azetit lënë tek reperi. /Lajmi.net/