Komentatori shqiptar shpërthen në lot pas dy golave të Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ishte tejet i disponuar mbrëmë për lojë.

Sport

17/12/2018 09:45

Xherdan Shaqiri ia fitoi tri pikë Liverpoolit në përballjen ndaj Manchester United në kuadër të Premierligës.

Lojtari me prejardhje nga Kosova u inkuadrua në pjesën e dytë, duke arritur t’i shënoj dy gola për të kuqtë, shkruan “lajmi.net”.

Komentatori i SuperSportit, Ylli Aga, nuk ka arritur t’i mbaj emocionet, duke shpërthyer në lot gëzimi.

Liverpool fitoi 3 me 1 ndaj Manchester United, ndërsa më poshtë mund ta shikoni komentimin emocional të gazetarit shqiptar. /Lajmi.net/

Dy golat e “çmendur” të Shaqirit, komentatori shqiptar ia plas të qarës live on Vidnews.