Komentatori i TVSH-së tha se përkrah Serbinë, reagon ashpër Ermal Fejzullahu

Si gjithë shqiptarët, ashtu edhe Ermal Fejzullahu është i lumtur për fitoren e Zvirës ndaj Serbisë.

ShowBiz

22/06/2018 23:00

Kjo për shkak se të dy golat fituese në këtë ndeshje ishin nga futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan lajmi.net.

Pas postimeve ku u shpreh krenarë me fitoren e shqiptarëve, Ermali ka reaguar ashpër kundër një komentatori.

Bëhet fjalë për komentatorin e TVSH-së, Konstandin Grillo, i cili kishte deklaruar se është tifoz i Serbisë në Kampionat.

“A jeni te pajtimit kit far Qeni me qu per Serrbi krejt le te vajton ket humbje bashke me ta … paska me i dal ne anderr Xhaka e Shaqiri” ka shkruar këngëtari. /Lajmi.net/