Komentatori i televizionit shqiptar përkrah Serbinë kundër shqiptarëve të Zvicrës

Komentatori i TVSH’së, Konstandin Grillo, i cili u komentua shumë për deklaratë e tij se është tifoz i kombëtares së Serbisë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi është pyetur se me kë përkrah në përballjen Serbi-Zvicër.

Sport

15/06/2018 19:22

Grillo tha se është në mes Serbisë dhe Zvicrës, por që favorizon më shumë serbët.

I pyetur nëse në këtë përballje do të përkrah Zvicrën pasi luajnë shumë futbollistë kosovarë, ai tha se preferencat e tij janë tjera.

“Pëlqej më shumë futbollin sllav”, u përgjigj komentatori i TVSH’së