Kombinojini kështu frutat dhe perimet që të humbisni peshë

Nuk dini çfarë të përgatisni në mëngjes?

Lifestyle

24/06/2017 10:52

Me këto kombinime të frutave dhe perimeve do t’a nisni ditën shijshëm dhe shendetshëm, mjafton të ndiqni këtë propozim:

Lëng molle, kastravec dhe xhenxhefil

Molla
Molla e gjelbër, në mëngjes, ndihmon në eleminimin e dhjamit. E pasur në fibra dhe vitamin C, molla rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe aktivizon metabolizmin.

Kastraveci
Përveç se është freskues, kastraveci është një aleat i mirë për t’u kombinuar me shumë lëngje. Ky perim është një antioksidant i shkëlqyer në gjendje të rigjeneriojë qelizat. Kombinuar me lloje të ndryshme të frutave dhe perimeve, ai bëhet një ilaç i përsosur për humbjen e peshës.

Xhenxhefili
Xhenxhenfili është edhe më i mirë se molla për djegien e kalorive prandaj shtoni pak në çdo lëng që pregatisni. /Lajmi.net/