Kombëtarja shqiptare cakton miqësore kundër Italisë – Lajmi.net
Kombëtarja shqiptare cakton miqësore kundër Italisë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 12:44, 17 April 2018
Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshje të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri me 6 shtator.

Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë.

Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje.

Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshje të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri me 6 shtator, përcjell “Top Channel”.

Në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO