Kombëtarja më e dobët në botë arrin sukses historik (Video)

Bhutan, skuadra që gjendet në pozitën e fundit të renditjes së FIFA-s ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2018.

Sport

17/03/2015 14:20

Bhutan është Kombëtarja që gjendet në pozitën e fundit në renditjen e FIFA-s.

Por, skuadra ka arritur një sukses të madh për ta duke mposhtur Shri Lankën me rezultat 2:1.

E kjo fitore i ka dërguar ata në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2018, garë e cila do të zhvillohet në Rusi.

YouTube player