Kombëtarja e ‘kall’ Shkupin

Me mijëra tifozë pritet që të dalin në sheshin e Shkupit, për të përcjellur të bashkuar ndeshjen e madhe dhe historike ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Sport

14/10/2014 17:49

Shkupi pritet që sonte të ‘kallet’ nga Shqiptarët, të cilët pritet të jenë me mijëra të mbledhur në sheshin e qytetit, për të shikuar takimin ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

UEFA ka ndaluar praninë e tifozëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit, gjë që ka rritur interesimin e shqiptarëve nga Maqedonia, për të shikuar ndeshjen të bashkuar.

Alsat-M raporton se në sheshin ‘Skënderbe’ të Shkupit, pritet të mblidhen me mijëra shqiptarë për të shikuar ndeshjen historike, transmeton Shekulli.

“Ethet e ndeshjes së sotme ndihen tashmë prej disa ditësh në Shkup, sikurse në të gjithë shqiptarinë. Ky është sheshi që do t’i mbledh në një vend, nga Shkupi dhe më gjerë, tifozët e KombëtareS”, tha një tifoz për Alsat.