Kombëtarja e Italisë me gjest fantastik për Astorin

Kombëtarja e Italisë në muajin mars do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, me Argjentinën dhe Anglinë.

Sport

19/03/2018 17:08

Për këto dy ndeshje, Kombëtarja e Italisë do të vesh një fanellë të veçantë dedikuar mbrojtësit Davide Astori.

Sipas ‘Mediaset’, kjo fanellë mund të vishet edhe në një ndeshje të tretë, nëse Federata e Futbollit të Italisë angazhon miqësore për nderë të Astorit.

Ish kapiteni i Fiorentinës, është ftuar 58 herë nga Kombëtarja e Italisë, ndërsa ka regjistruar 14 paraqitje.

Astori humbi jetën tragjikisht më 5 mars, duke vdekur në gjumë./Lajmi.net/