Kombëtarja e Brazilit vendos për të ardhmen e trajnerit Tite

Tite do të vazhdojë të mbetet trajner i Kombëtares së Brazilit, pavarësisht eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës.

Sport

08/07/2018 21:23

Federata e Futbollit të Brazilit ka vendosur që postin e trajnerit t’ia vazhdojë ende 57 vjeçarit.

Tite do të udhëheq Brazilin edhe në botërorin e vitit 2022 që mbahet në Katar.

Trajneri Tite do t’i ketë disa ditë për ta menduar vendimin e tij, por ai ndan dëshirën e njëjtë për ta udhëhequr ekipin kombëtar drejt triumfit në Kupën e Amerikës që do të mbahet në Brazil./Lajmi.net/