Kombëtarja “burgoset” në Maqedoni, Berishës nuk i lejohet as të bëjë dhurata (FOTO)

Kombëtarja akomodohet në hotel nën masa të ashpra sigurie.

Sport

04/09/2017 23:14

Nuk lejohet askush të hyjë në rezidencën ku është akomoduar përfaqësuesja kuqezi, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që lojtarët janë ndaluar të komunikojnë me fansa apo me të afërm.

Disa futbollistë kanë tentuar të dalin jashtë për t’u dhënë fanellën ndonjë të njohuri (apo rasti i Etrit Berishës për t’i dhuruar si kujtim një autograf një tifozi të zjarrtë), por nuk janë lejuar. Pas disa minuta negociatash janë lejuar futbollistët të takojnë ndonjë të afërm.

u