Kombëtarja A bëri homazhe te varri i presidentit Vokrri

Kombëtarja A që është grumbulluar në prag të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, sot pasdite para stërvitjes ka vizituar dhe ka bërë homazhe te varri i presidentit Vokrri.

Sport

03/09/2018 23:45

Futbollistët, shtabi teknik dhe zyrtarë të FFK-së të shoqëruar nga Gramozi djali i legjendës Vokrri, vunë lule të freskëta mbi varrin e tij. Me këtë rast përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes, të cilin po e mashtronin lotët u shperh:” Këtu jam për shkak të Fadil Vokrrit, një njeriu të madh, futbollist i jashtëzakonshëm, ndaj me te kam mundur të bisedojë, për shumëçka, për futboll,për lojën, taktikën dhe shumë gjëra, Tash ai nuk është, por ne duhet të vazhdojmë.

Nuk i them se do të fitojmë për te, por i them se do të luajmë për te. Do të luajmë për vete për familjet tona dhe për Kosovën.

Shpresojë se nuk do ta zhgënjejmë”. Tutje Kombëtarja ka vazhduar për në stadiumin Fadil Vokrri ku ka zhvilluar stërvitjen e parë.