Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të qëndrojë sot në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Lajme

21/02/2017 09:40

Gjeneral Scaparrotti do të takohet në shtabin qendror të KFOR-it me Komandant i Forcës së Kosovës (COMKFOR) Gjeneral Major Giovanni Fungo me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajë informacione  me gazetarët  mbi misionin e KFOR-it në  Kosovë dhe operacionet e NATO-s.