Komandanti i ri i KFOR-it viziton ministrinë e FSK-së

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesko Paolo Figliuolo, ka vizituar për herë të parë ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është takuar me ministrin Agim Çeku.

Lajme

29/09/2014 18:43

Ministri Çeku e ka uruar komandantin Paolo Figliuolo për detyrën e re si komandat i KFOR-it.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se Çeku, e ka njoftuar komandantin e KFOR-it, me të arriturat e përgjithshme dhe perspektivën e FSK-së.

“Takimi i sotëm kishte karakter të njohjes dhe rikonfirmim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të FSK-së dhe KFOR-it edhe në të ardhmen. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Francesko Paolo Figliuo, ka ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.