Komandanti i KFOR-it uron Bajramin

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina ka uruar myslimanët në Kosovë me rastin e Fitër Bajramit.

Lajme

28/07/2014 19:02

Në urimin e gjeneralit Salvatore Farina për festën e bajramit thuhet që së bashku njerëzit duhet të rizbulojnë të mirën e përbashkët dhe të refuzojnë të gjitha format e dhunës.

“Uroj që ju të gëzoni këtë ditë të shenjtë në paqe, shëndet, solidaritetit dhe mirëkuptim në mes njëri-tjetrit. Në këtë festë të madhe, të rrethuar nga familja dhe miqtë, përgëzimi im është që të rizbulojmë së bashku të mirën e përbashkët, dashurinë për jetën dhe refuzimin e të gjitha formave të dhunës”.

“Më shumë së bashku për prosperitetin e Kosovës”, përfundon urimin e tij komandanti i KFOR-it.