Komandanti i FSK-së: S’marrim leje nga KFOR-it që të shkojmë në veri

Komandanti Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë FSK nuk merr leje nga NATO për të shkuar në Veri.

Lajme

04/04/2015 21:06

Rama ka thënë se Ushtria e Kosovës do të veprojë aty ku kërkohet nevoja.

“Ne nuk imponohemi as në veri as jugë e as në lindje dhe perëndim. Për këtë arsye dua edhe ta sqaroj se varësisht prej nevojave që i kanë qytetarët dhe nevojat që i ka shteti i Kosovës ne do të veprojmë. Ne nuk marrim leje nga askush”, ka thënë Rama për RTK-në.