Komandanti i FSK-së: Jemi në pritje të vendimit politik për transformim

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, tha se FSK-ja është e gatshme të mbrojë qytetarët e saj.

Lajme

07/02/2018 12:46

Ndërsa për transformimin e ushtrisë ai tha se janë në pritje të vendit politik, ngase FSK-ja është e gatshme në çdo aspekt.

Ky transformim nga data e vendimit politik është paraparë të ndodhë brenda 10 vjetëve, ku qeveria e Kosovës obligohet që për çdo vit të ndajë buxhet shtesë prej 5.5 milion eurosh. Ai shtoi se ushtria e Kosovës nuk qëllime tendencioze veç ofrim të sigurisë.

“Transformimi i ushtrisë, kemi sfida, FSK është e gatshme në çdo kohë dhe moment kur të merret vendimi politik të implemenin planet me partnerët tanë. Është një plan afatmesëm dhe afatgjatë. Qëllimi kryesor është ta kemi një institucion në shërbim të gjithë qytetarëve dhe ofron sigurinë për qytetarët”.

“Nuk ka tendencë apo indikacion që jemi duke ndërtuar institucion që të jetë qëllim për dikë tjetër, por një institutin që ofron mbështetje dhe mbron qytetarët e Kosovës pa dallime”.

Sa FSK është e gatshme të bëhet ushtria Rama tha se e dëshmojnë edhe trajnimet dhe aktivitet jashtë vendit.

“Kemi pas arritje të jashtëzakonshme në trajnime jashtë vendit tonë. Jemi pjesë e aktiviteteve regjionale dhe partneritet të jashtëzakonshëm. Jemi pjesë e ushtrimeve të organizuara edhe nga KFOR-i. Vizitë që i kemi pas në SHBA. Kemi pas mbi 110 aktivitete në Iowa. Partneriteti më i mirë është me shtetin amerikan”.

“I kemi 12  marrëveshje bilaterale. 6 në proces dhe 6 të nënshkruar. Kemi konferencën FSK dhe partnerët që ti harmonizojmë aktivitetet me secilin shtet që i kemi. Në 6 vende i kemi kadetë në akademi ushtarake”.

Ai foli edhe për integrimin e komunitetit serb në FSK. Sipas tij, ky proces ka pas disa probleme, por kjo gjë është rregulluar pasi që 61 serbë janë pjesë e FSK-së dhe 34 të tjerë janë rekrutuar nga pjesa veriore.

Rama tha se FSK-ja do të ketë numrin e minoriteteve deri në 12%, raporton Ekonomia Online.

“Integrimi i minoritetit serb ka qenë problem, por kemi arrit që 61 serbë janë pjesë e FSK, dhe kemi pas rekrutim të fundit 34 serbë vijnë nga pjesa veriore e vendit. Numri i minoriteteve në FSK do të jetë 12%. 3 serbë kadetë të rijnë, kane përfunduar akademinë ushtarake në Maqedoni, performanca e tyre ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm”.

Haxhi Shala, kryetar i komisionit, iu drejtua gjeneralit Rama se si qëndron infrastruktura në FSK.

Ministri tha se duhen investime, por që në këtë drejtim janë sipas standardeve të kërkuara.

“Kemi krijuar një komoditet dhe një obligim tonin që të  krijojmë kushte më të mira qofshin ato trajnuese ditore dhe vjetore. Çdo kazermë që i kemi 7, kemi menduar edhe për të ardhmen këtë infrastrukturë që e kemi dhe projekt që i kemi për të ardhmen na duhen edhe pak investime për hapësirën e nevojshme”.