Kolumbia zbulon arsyen e tmerrshme të rrëzimit të aeroplanit të Chapecoense

Autoritetet në Kolumbi kanë konfirmuar se aeroplani i ekipit Chapecoense ishte rrëzuar pasi kishte mbetur pa kerozinë.

Sport

01/12/2016 11:56

Aeroplani i ekipit brazilian Chapecoense është rrëzuar pasi kishte mbetur pa kerozinë, kanë konfirmuar autoritetet në Kolumbi.

“Mund të konfirmojmë se aeroplani nuk kishte kerozinë në momentin e rrëzimit andaj do të nisim hetimet ndaj rastit”, deklaroi sekretari për siguri ajrore në Kolumbi, Fredy Bonilla, përcjell “Lajmi.net”.

Rrëzimi i aeroplanit solli 71 të vdekur, shumica prej tyre futbollistë dhe anëtarë të skuadrës së Chapecoense.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.