Kolumbia në paqe, përmbyllet lufta më e gjatë perëndimore

"Një ditë historike për popullin e Kolumbisë", kështu ka deklaruar presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Bota

25/08/2016 22:55

Përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se përshëndetet fuqishëm marrëveshja e paqes mes Kolumbisë dhe forcave revolucionare të armatosura lokale ( FARC), e cila ka përfunduar luftën më të gjatë në hemisferën perëndimore”, pas bisedimeve në Kubë dhe përkrahjen që i dha SHBA.

“Ne kemi dëshmuar, edhe një herë, se një angazhim i qëndrueshëm për të diplomacisë dhe pajtimit mund të kapërcejë edhe konfliktet më me rrënjë të thella”, thuhet në deklaratë.