Kolumbi, shembet ura, humbin jetën 10 persona

Fatkeqësia ndodhi në urën e cila në fund të muajit mars duhej zyrtarisht të hapej dhe e cila duhej të lidhte autostradën mes Bogotës dhe Villavicencia

Bota

17/01/2018 12:50

Ekipet kompetente kanë ndërprerë aktivitetet e shpëtimit në vendin e shembjes së urës që ishte në ndërtim e sipër afër kryeqytetit Bogota të Kolumbisë, në të cilën humbën jetën 10 persona ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Konstruksioni i urës u shemb të hënën, ndërsa Agjencia Kombëtare e Kolumbisë për Menaxhim me Situata Emergjente sot në mëngjes njoftoi se ekipet e shpëtimit kanë përfunduar operacionin për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Fatkeqësia ndodhi në urën e cila në fund të muajit mars duhej zyrtarisht të hapej dhe e cila duhej të lidhte autostradën mes Bogotës dhe Villavicencia, raporton Anadolu Agency (AA).

Me shembjen e konstruksionit të pësuarit ranë nga lartësia prej 280 metrave ndërsa ekipet e shpëtimit pas shumë përpjekjeve nxorrën trupat e pajetë nga kanioni i paarritshëm. Në vendin e fatkeqësisë humbën jetën nëntë persona ndërsa një punonjës i lënduar ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në njoftim po ashtu thuhet se tre punonjës të lënduar janë liruar për kurim shtëpiak ndërsa katër të tjerë janë mbajtur në spital.

Ekipi i reporterëve të AA-së përmes dronit xhiroi rajonin ku ndodhi fatkeqësia.

Sot në mëngjes presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos shprehu ngushëllime për shkak të vuajtjeve të punonjësve dhe urdhëroi ministrinë dikasteriale që përmes hetimit të vërtetohen shkaqet dhe përgjegjësitë për fatkeqësinë.