Kolumbi: FARC prej sot zyrtarisht s’është më grup i armatosur

Shefi i gueriljes kolumbiane të FARC-ut, Rodrigo Londono, alias Timoshenko, njoftoi sot zyrtarisht braktisjen e armëve nga kjo lëvizje në luftë kundër shtetit që prej më shumë se gjysmë shekulli.

Bota

27/06/2017 22:39

“Lamtumirë armëve! Mirëse erdhe paqe!”, theksoi ai gjatë ceremonisë me rastin e çarmatimit të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) duke shtuar se ”sot ne nuk tradhtuam Kolumbinë, sot braktisëm armët”.

“Sot, ne nuk tradhtuam Kolumbinë, sot braktisëm armët”, premtoi Rodrigo Londono, alias Timoshenko, gjatë ceremonisë në Mesetas që shënon fundin e çarmatimit të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.

Presidenti, Juan Manuel Santos përshëndeti si lajmin më të mirë për Kolumbinë këto 50 vitet e fundit.

Ai theksoi se ky proces do të ishte i pakthyeshëm duke e përshëndetur fundin e kësaj lufte absurde me gueriljen e parë të vendit, lindur nga një rebelim rural në vitin 1964.

Norvegjia, vend garant, së bashku me Kubën i kësaj marrëveshjeje paqeje nënshkruar në muajin nëntor, përshëndeti këtë etapë vendimtare.

“Kjo është një ditë historike. Që një guerilje të heqë dorë nga armët dhe të përgatitet për një tranzicion drejt një jete civile është një ngjarje shumë e rrallë”, nënvizoi në një komunikatë ministri i Punëve të Jashtme, Borge Brende, përcjell Atsh.

Dje në mbrëmje, misioni i Kombeve të Bashkuara në Kolumbi, ngarkuar për mbikëqyrjen e çarmatimit dhe shkatërrimit të armëve, njoftoi se rreth 7 000 luftëtarë të FRARC kishin dorëzuar arsenalin e tyre, rreth 7 132 armë,

I gjithë procesi do të mundësojë kthimin e faqes të konfliktit më të gjatë të Amerikës LAtine që ka shkaktuar të paktën 260 000 të vdekur, më shumë se 60 000 të zhdukur dhe 7,1 milionë të zhvendosur.