ISIS merr nën kontroll Libinë

Libia është duke u bërë pjesë e “Shtetit Islamik”, pasi në këtë vend kanë arritur komandantët e islamistëve nga Siria, kurse radiot lokale më nuk po lëshojnë muzikë, por porosi të Abu Bakr al Baghdadi, shefit të terroristëve, shkruan New York Times.

Bota

01/12/2015 12:18

Qyteti Sirt është shndërruar në koloni të “Shtetit Islamik”, i cili po zgjerohet nëpër qytetet e tjera të Libisë, dhe me intensitet të madh po i afrohet Evropës, më saktë Italisë, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve ndërkombëtare, qyteti Sirt është mbushur me xhihadistë të cilët po rrëmbejnë, torturojnë dhe vrasin njerëz të pafajshëm.

“Qeveria” e islamistëve në Libi ka filluar të tërheq lëvizjet e rëndësishme, derisa para pushtimit të xhihadistëve është dorëzuar edhe qyteti Misrata.

Libia tashmë është dëshmuar si strehë e xhihadistëve, që kur vendi është zhytur në kaos total pas rrëzimit dhe vrasjes së Muamar Gadafit.