Kolona të gjata në Merdare

Në pikën kufitare në Merdare është krijuar një kolonë automjetesh e gjatë rreth 20 kilometra. Bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë Kosovës kanë ngecur në këtë pikë kufitare.

Lajme

27/07/2014 17:16

Pritjet janë të gjata dhe disa presin deri në 7 orë për të kaluar kufirin dhe për për të hyrë në Kosovë.

Zyrtarët kufitarë kanë thënë për Kosovapress se pritjet janë të gjata për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve që janë nisur për të vendin e tyre për pushime si dhe fastën e Bajramit.

Ndërkaq, disa qytetarë kanë preferuar që ta kalojnë kufirin në këmbë, në mënyrë që t’i shmangen pritjeve të gjata.