Kolona të gjata në Merdar, deri në dy orë pritje

Policia ka shtuar personelin dhe mjetet teknike në pikat kufitare që pritjet për të hyrë në Kosovë të jenë sa më të shkurta.

Lajme

16/07/2018 23:04

Megjithatë, numri i madh i automjeteve dhe procedurat që duhen ndjekur, bëjnë që pritjet të jenë deri në tre orë.

Sezoni i verës ka shtuar  edhe fluksin e bashkatdhetarëve të cilët vijnë për pushime në Kosovë.

Por, si çdo verë, ata përballen edhe me pritje të gjata nëpër kufij.

Mëngjesin e së hënës, në pikëkalimin kufitar në Merdar, sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është dashur të pritet deri në 2 orë e gjysmë.

Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikëkalim, pritjet janë vetëm 5 deri në 10 minuta./rtk