Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë /VIDEO

Reshjet e dendura të borës që kanë nisur sot pasdite kanë shkaktuar problemet në qarkullim.

Lajme

20/01/2018 18:08

Bora ka krijuar kolona të gjatë të veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, respektivisht në vendin ku ndahet autostrada për Prizren/Shqipëri dhe Pejë.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë vështirësi qarkullimi ka në të gjitha magjistralet, raporton lajmi.net.

Edhe ajo për Shkup ka probleme me qarkullim. /Lajmi.net/

Lajmi.net ju sjellë videon e momenteve të fundit nga magjistralja Prishtinë-Pejë.