Kolona në Merdare, pritjet deri në gjysmë ore

Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare është 200 metra e gjatë.

Lajme

25/12/2017 11:29

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin deri në gjysmë orë për të hyrë në territorin e Kosovës derisa ata që dalin nga territori ynë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.

Ndërkaq, tek pika tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht te Dheu i Bardhë kolona është 30 metërshe.