Kololli vazhdon të shkëlqej te Zurich, zë vend në formacionin e javës në Zvicër

Benjamin Kololli vazhdon të shkëlqej në fanellën e Zurich në elitën e futbollit zviceran.

Sport

24/09/2018 18:39

Pasi i siguroi fitoren në Ligën e Evropës, reprezentuesi i Kosovës ka vazhduar me formë të njëjtë edhe në Superligën e Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Zurich arriti një fitore tejet të rëndësishme në kampionat 1-0 ndaj Luzernit, dhe paraqitja e Kolollit në këtë ndeshje është vlerësuar lartë, duke bërë që djaloshi nga Suhareka të përfshihet në formacionin e javës.

Formacioni i javës në Zvicër duket kështu: Von Ballmos, Ali, Kablan, Sanogo, Fassnacht, Holzhauser, Sulejmani, Benjamin KOLOLLI, Spielmann, Sutter, Djuricin. /Lajmi.net/