Kolegji Universum, me punësim të garantuar për studentët

Mbi 60% e maturantëve në Kosovë vazhdojnë studimet universitare, mirëpo punësimi pas studimeve duket të jetë një sfidë. Papunësia tek të rinjët është afër 60%, ndërsa shumica e të rinjëve janë të brengosur me të ardhmen, pas përfundimit të studimeve.

Lajme

29/08/2014 18:50

Për të adresuar këtë problem, Kolegji Universum ka filluar të ofrojë një model krejtësisht të ri në Kosovë, ku për çdo student të regjistruar dhe i cili i përmbahet kushteve të kontratës mbi vijueshmëri dhe sukses, i garantohet punësimi në industri.

Kjo bëhët e mundur falë programeve të fokusuara direkt në industri dhe bashkëpunimit me kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke ofruar programe të bashkë-dizajnuara dhe ofruara me këto kompani.

Uran Rraci nga Kolegji Universum thotë se Universum përvec programit të shkencave kompjuterike, ku momentalisht ofrohen 20 bursa të plota dhe punësim pas studimeve, nga 6 kompani lidere në fushën e IT-së, së shpejti do të lansojë edhe tri programe tjera me 3 kompani lidere vendore dhe ndërkombëtare, përmes së cilit program studentët do të përgatiten për punësim direkt në këto kompani, menjëherë pas përfundimit të studimeve.

Gjithashtu, Universum ka krijuar departamentin për zhvillim ndërkombëtar përmes së cilës për momentin janë duke u ofruar 17 vende pune për një kompani ndërkombëtare me c’rast profesionistët kosovar do të punojnë pjesërisht për 2-3 muaj në një vend evropian, ndërsa pjesën tjetër në Kosovë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e shkathtësivë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe eksportimin e shërbimeve duke sjellur të hyra nga jashtë.

Arsimi i lartë duhet ti shërbejë direkt ngritjes së shkathtësive dhe rritjës së konkurrueshmërisë së Kosovë dhe si duket Kolegji Universum ka filluar ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë.