Koleget këngëtare mblidhen për çaj në konakun e Ryva Kajtazit
Këngëtarja Ryva Kajtazi dalë ngadalë po i rikthehet ekranit.
ShowBiz
Pasi lindi vajzën, këngëtarja Ryva Kajtazi u largua nga aktivietet muzikore, projektet e ndryshme të cilat dikur i kishte prioritet, shkruan lajmi.net
Kjo për arsye se zgjodhi të jetë sa më afër familjes dhe të përkushtohet në rritjen e fëmijës.
Por tash kur vogëlushja po rritet, Ryva si duket e ka ndërmend t’i rikthehet studios për të punuar.
Përveç kësaj ajo po takohet tani më shpesh me kolegët këngëtar dhe ishte e pranishme edhe në festën surprizë që iu organizua për ditëlindje moderatorit Labinot Gashit.
Ryva së fundmi madje i ka mirëpritur në konakun e saj disa prej kolegeve me të cilat shihet në një foto në Instastory duke pirë çak./Lajmi.net/