Kolarov fyen tifozët e Serbisë

Mbrojtësi i Manchester Cityt, serbi Aleksandar Kolarov ka kritikuar rëndë tifozët e kombëtares së tij, duke thënë se ata janë thjeshtë tifozë Facebooku që kanë vetëm fjalë dhe asgjë më shumë.

Sport

13/10/2014 15:17

Aleksandar Kolarov ka shprehur frustimin në drejtim të tifozëve të Kombëtares së Serbisë, duke thënë se ata e kanë lënë shumë herë në baltë skuadrën e tyre pasi janë thjeshtë tifozë të Facebookut.

Tifozët e skuadrës sonë janë mbështetës vetëm përpara tastierës, ndërsa kur bëhet puna në realitet, ata nuk gjinden askundi”.

“Në ndeshjen ndaj Armenisë, ata na lanë vetëm dhe nuk patëm fare mbështetjen e tyre. Ata nuk janë të mirë në shkallët e stadiumit”, ishin fjalët e mbrojtësit të Manchester Cityt të thëna për mediat, para takimit kundër Shqipërisë.

Për më shumë, mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Neven Subotic ka refuzuar të luajë me kombëtaren e Serbisë, pasi i është përgjigjur negativisht ftesës së trajnerit Dick Advocaat.