Kolarov e Ivanovic në zhveshtoren e Shqipërisë (Foto)

Dy mbrojtësit e skuadrës Serbe të cilët luajnë aktualisht në Premier Ligë, Branislav Ivanovic dhe Aleksandar Kolarov raportohet se kanë shkuar në zhveshtoren e Shqipërisë, për ti kërkuar falje lojtarëve të Kombëtares sonë, për atë që ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në Beograd.

Sport

18/10/2014 17:48

Dy mbrojtësit e Serbisë, Branislav Ivanovic dhe Aleksandar Kolarov kanë shkuar në zhveshtoren e Shqipërisë, për ti kërkuar falje lojtarëve të Kombëtares sonë, për incidentin e ndodhur nën deshjen e zhvilluar në Beograd, raporton telegrafi.

Përndryshe, Ivanovic dhe Kolarov kanë treguar sjellje të mira edhe gjatë takimit. Në minutën e 17’, Ivanovic respektoi Fair-Playn, duke larguar topin jashtë fushës, për shkak se një lojtar i Kombëtares sonë ishte i lënduar.

Ivanovic ka marrë fishkëllima të shumta nga tifozët e skuadrës së tij, për këtë gjest të bërë.